Përplasi për vdekje 2 fëmijë, Gjykata jep masën e sigurisë arrest me burg për Nikoll Radaçin
Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë arrest me burg për Nikoll Radaçin, autori i aksidentit fatal me pasojë vdekjen e 2 fëmijëve dhe plagosjen e një tjetri 2 ditë më parë në Durrës.
Radaçi mbërriti në ambientet e gjykatës nën masa të rrepta sigurie.
I arrestuari nuk foli fare gjatë seancës gjyqësore, ndërsa gjatë gjithë kohës e mbante kokën ulur para trupit gjykues.
Me kokën ulur para gjykatës, pamjet e shoferit që shkaktoi aksidentin tragjik në Durrës pic.twitter.com/gnalLwXwZZ
57-vjeçari Nikoll Radaçi, teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur ka dalë nga rruga duke përplasur tre fëmijë të moshave 8, 9 dhe 12 vjeç. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën dy të miturit, ndërsa një 8-vjeçar që ishte me ta mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.
Radaçi u largua nga vendngjarja, por u lokalizua dhe shoqërua nga patrullat e policisë. Testi i alkoolit ka rezultuar pozitiv, duke konfirmuar se ai ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.
Mbërrin nën masa të rrepta sigurie autori i aksidentit tragjik në DurrësMbërrin nën masa të rrepta sigurie autori që shkaktoi ngjarjen tragjike në Durrës. Ai do të njihet sot me masën e sigurisë. pic.twitter.com/tcsiU90PT3