Gjendet i pajetë një person në Elbasan, policia në vendngjarje
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën në rrethana që paraprakisht dyshohet të jetë vetëvrasje me armë zjarri.
Sipas burimeve, ai është gjetur pa shenja jete, ndërsa dyshohet se akti është kryer në kushte të rënduara psikologjike.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
Paraprakisht, nuk ka dyshime për përfshirjen e personave të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në këtë ngjarje.
Lajm në përditësim…
Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, dyshohet për vetëvrasje! Gazetarja sjell detajet pic.twitter.com/NskOMa2Pd8