Tuesday, 5 May 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAMP heton policinë pas aksidentit tragjik me vdekjen e 2 fëmijëve në Durrës

AMP heton policinë pas aksidentit tragjik me vdekjen e 2 fëmijëve në Durrës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, që prej ditës që ndodhi aksidenti në Durrës, ka nisur një hetim lidhur me përgjegjësinë e efektivëve të policisë. AMP po verifikon denoncimet e mëparshme dhe reagimet zyrtare. Banorë të zonës ku ndodhi aksidenti i rëndë janë shprehur se edhe më herët e kanë raportuar autorin Nikoll Radaçi si person problematik në timon.

Një ditë pas aksidentit fatal, kryepolici Skënder Hita mori masën e pezullimit të të gjithë zinxhirit komandues të Policisë së Durrësit.

Ditën e ngjarjes, banorët treguan se fëmijët nuk ishin në rrugë, por po qëndronin në trotuar në momentin e goditjes fatale nga makina. Ata thanë se lagjja cilësohet si problematike për shkak të mjeteve që lëvizin me shpejtësi jashtëzakonisht të lartë.

Lini një koment