E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›FOKUS – “OpenAI” qendër të posaçme monitorimi për zgjedhjet e mesmandatit

FOKUS – “OpenAI” qendër të posaçme monitorimi për zgjedhjet e mesmandatit

UASHINGTON, 1 nëntor /ATSH-ANSA/ – “OpenAI” po përgatit ngritjen e një qendre të posaçme operacionale për monitorimin e zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me synimin për të identifikuar përhapjen e mundshme të dezinformimit dhe përpjekjet për të ndërhyrë në procesin zgjedhor.

Qendra, e quajtur “Election Operations Center”, pritet të nisë funksionimin në ditët në vijim dhe do të qëndrojë aktive deri në përfundimin e numërimit të votave.

”Startupi i Sam Altmanit është i përkushtuar për të siguruar që përdoruesit të marrin informacione të besueshme rreth votimit, si dhe për të mbështetur përpjekjet për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve”, deklaroi për ”Politico”-n Josh Lawson, drejtuesi i qendrës së monitorimit në ”OpenAI”.

Iniciativa vjen në një kohë shqetësimi në rritje rreth inteligjencës artificiale dhe ndikimeve të saj. /Ad.Ab./ a.jor.

Lini një koment