E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›GAP: Qeveria shpenzoi vetëm 30 për qind të buxhetit për investime kapitale, 525.4 milionë euro mbeten të pashpenzuara

GAP: Qeveria shpenzoi vetëm 30 për qind të buxhetit për investime kapitale, 525.4 milionë euro mbeten të pashpenzuara

Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro të planifikuara për investime kapitale gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, bëjnë të ditur të dhënat e publikuara nga Instituti GAP, siç njofton Telegrafi.

Sipas Institutit GAP, deri në fund të shtatorit është realizuar vetëm 30 për qind e buxhetit për investime kapitale, ndërsa 525.4 milionë euro kanë mbetur të pashpenzuara. “Qeveria Qendrore e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro të buxhetit për investime kapitale, pra 30% të buxhetit”, thuhet në njoftimin e Institutit GAP.

Sipas GAP-it, investimet kapitale përfshijnë projekte në rrugë, shkolla, spitale dhe infrastrukturë tjetër që synon zhvillimin ekonomik të vendit.

Instituti sqaron se infografika e publikuar paraqet vetëm realizimin e investimeve nga Qeveria Qendrore, pasi investimet kapitale në nivel lokal nuk pasqyrojnë drejtpërdrejt gjendjen e përgjithshme.

“Një pjesë e madhe e buxhetit të kapitalëve është duke u përdorur për të paguar obligime gjyqësore (përfshirë edhe ato për kontratat kolektive)”, thuhet në sqarimin e GAP-it. Instituti bën të ditur gjithashtu se në këto të dhëna nuk përfshihen investimet kapitale nga grantet e përcaktuara të donatorëve.

Lini një koment