E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›FRANCË – Lecornu: I gatshëm të takohem sërish me përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme

FRANCË – Lecornu: I gatshëm të takohem sërish me përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme

PARIS, 2 nëntor /ATSH-AFP/ – Krzeministri francey Sébastien Lecornu përsëriti se është i gatshëm të takohet sërish me përfaqësuesit e nxënësve të shkollave të mesme “javën e ardhshme”, ndonëse vetë nxënësit kanë bërë thirrje për ditë të tjera mobilizimi – konkretisht të martën dhe të enjten.

“Siç ishte rënë dakord, është caktuar një orar për javën e ardhshme që kryeministri të takohet sërish me nxënësit e shkollave të mesme,” deklaroi zyra e kreut të qeverisë.

Gjatë një debati parlamentar javën e kaluar, Sébastien Lecornu ishte zotuar se do të takohej sërish me përfaqësues të nxënësve të shkollave të mesme dhe të studentëve universitarë “brenda 15 ditësh”, për të “bërë një bilanc të angazhimeve të marra, të pengesave që duhen kapërcyer për zbatimin e tyre, si dhe të hapave të mëtejshëm që duhen ndërmarrë”.

Lini një koment