E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

Hajdutët i vjedhin kursimet e operacionit një të moshuare në Finiq. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 31 tetorit.

Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00–18:30, gjatë kohës kur e moshuara ndodhej për vizitë te të afërmit e saj, jo shumë larg shtëpisë. Me t’u kthyer në banesë, ajo ka konstatuar dyert e shqyera dhe ambientet e brendshme të kontrolluara me imtësi.

Autorët kanë arritur të marrin një shumë prej 6 800 eurosh — para të cilat e moshuara i kishte kursyer për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale —, si dhe varëse, bizhuteri e sende të tjera me vlerë.

Strukturat e Policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë person të shoqëruar apo të arrestuar.

Lini një koment