E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Grabitja, reagon Raiffeisen Bank: Nuk ka të lënduar! Siguria, prioriteti ynë

Grabitja, reagon Raiffeisen Bank: Nuk ka të lënduar! Siguria, prioriteti ynë

Raiffeisen Bank Shqipëri ka reaguar pas grabitjes së ndodhur në një nga degët e saj, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Në një reagim, banka bën të ditur se autoritetet kompetente janë njoftuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa thekson se nuk ka pasur persona të lënduar mes punonjësve apo klientëve.

“Siguria dhe mirëqenia e punonjësve dhe klientëve tanë mbeten prioriteti ynë kryesor. Banka po bashkëpunon plotësisht me autoritetet përkatëse për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Duke qenë se procesi hetimor është në vijim, në këtë fazë nuk mund të ndajmë informacion të mëtejshëm, në respekt të punës së autoriteteve kompetente”, thuhet në reagimin e bankës.

Lini një koment