E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Përfshihet nga flakët një godinë në qendër të Shkodrës, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)

Përfshihet nga flakët një godinë në qendër të Shkodrës, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)

Një vatër zjarr ka rënë mesditën e kësaj të hëne në një godinë në qendër të Shkodrës. Sipas raportimeve paraprake, shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët.

Sipas pamjeve, dyshohet se zjarri ka nisur në tarracën e godinës, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo të plagosur.

Sipas gazetarit të Euronews, Teodor Gjerga, zjarri ka rënë në katin e fundit të një apartamenti në qendër të qytetit të Shkodrës, i cili më parë është përdorur si ambient biznesi.

Sipas raportimit, OSHEE-ja ka ndërprerë energjinë elektrike në të gjithë bllokun, për të bërë të mundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Ndërkohë, situata paraqitet e vështirë për shkak të numrit të madh të banorëve që ndodhen në pallatin ku ka rënë zjarri, ndërsa ka nisur edhe evakuimi i tyre.

Lini një koment