E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Harry Kane pranon publikisht: Së shpejti firmos rinovimin me Bayern-in

Harry Kane pranon publikisht: Së shpejti firmos rinovimin me Bayern-in

Sulmuesi i Bayern Munchen, Harry Kane, fitues i “Topit të Artë”, ka folur për “Sky” në lidhje me momentin special që po kalon dhe ndeshjen e radhës në Champions League kundër Atletico Madrid:

“Kanë qenë ditë vërtet të pabesueshme për mua, por tani dua të përqendrohem vetëm tek Atletico Madrid. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Na mungon Kompany dhe fakti që skuadra po luan mirë edhe pa të tregon qartë se është një trajner i madh”, – është shprehur anglezi.

Më pas sulmuesi ka pohuar se do të rinovojë me bavarezët, duke prerë çdo shpresë të klubeve të tjera që janë të interesuara për të, Barcelona mes tyre. “Ditët e ardhshme do të firmos kontratën e re, do të rinovoj me Bayern-in”, – ka theksuar Harry Kane.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment