De Miguel nuk ia del, dyluftimi në fushë i kushton jetën sulmuesit 30 vjeçar
Sulmuesi spanjoll ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pasi pësoi një goditje të rëndë në gjoks gjatë një përplasjeje me portierin, në një ndeshje të zhvilluar të hënën.
Jesus De Miguel, 30 vjeç, lojtar i CD Tenerife, gjendej në repartin e terapisë intensive pas një përplasjeje të tmerrshme me portierin e Andorrës, Jesus Owono. Kjo ngjarje bëri që ndeshja e divizionit të dytë spanjoll të ndërpritej në minutat e thella shtesë, ndërsa rezultati ishte i barabartë, 2-2.
Owono fillimisht u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen, ndërsa pak më vonë gjyqtari mori vendimin për ta ndërprerë ndeshjen.
Tenerife njoftoi se gjendja e De Miguel-it ishte përkeqësuar gjatë natës dhe se sulmuesi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
“Të shkatërruar nga dhimbja, me një nyjë në fyt dhe të paaftë për të besuar se kjo është e vërtetë, CD Tenerife, njofton për vdekjen tragjike të Jesús de Miguel Alameda-s, e cila ndodhi këtë të martë, më 3 nëntor 2026, në orën 08:00,” thuhet në deklaratën e klubit. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.