Bosch do të ndajë divizionin e gjysmëpërçuesve në janar 2028
Bosch, furnizuesi më i madh në botë i pjesëve të automjeteve, njoftoi të martën se do të ndajë divizionin e tij të gjysmëpërçuesve në janar 2028, siç njofton Reuters.
Kompania gjermane synon t’i rrisë shitjet e komponentëve të vegjël që përdoren në makina dhe biçikleta elektrike në 5 miliardë euro (5.59 miliardë dollarë) deri në vitin 2030.
Aktualisht, veprimtaritë e gjysmëpërçuesve janë pjesë e divizionit Mobility Electronics.
Bosch do t’i hapë gjithnjë e më shumë kapacitetet e tij prodhuese për partnerë të jashtëm dhe do ta zgjerojë strategjikisht biznesin e fonderisë (foundry).
Kompania mbështetet në një rrjet prej rreth 40 qendrash gjysmëpërçuesish në mbarë botën për kërkim, zhvillim dhe prodhim, dhe planifikon ta zgjerojë më tej qendrën e testimit në Penang të Malajzisë deri në mesin e viteve 2030.