“Të dalim me kandidatë të përbashkët”- Pasi i sulmoi, Berisha i bën thirrje Opozitës: Së shpejti do kemi emrat e kan
“Së shpejti do kemi emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale, procedura do vendoset nga forumet”.
Këtë përgjigje i dha kreu demokrat Sali Berisha, kur u pyet për emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale dhe nëse do të shkohet përmes procesit të primareve për t’i zgjedhur.
“Emrat e drejtuesve dhe kandidatëve do të jenë në një kohë sa më shpejt të mundur. Lidhur me procedurën, ka mendime të ndryshme, dhe ajo do vendoset nga forumet e partisë. Nuk mund të them tani. Statuti ka përcaktimet e veta, por mendime ka të ndryshme, ç’ është e vërteta”, u përgjigj Berisha.
Vetëm pak ditë më parë ai sulmoi një pjesë të opozitës për protestën, teksa sot bëri thirrje për unitet dhe daljen në zgjedhjet vendore me kandidatë të përbashkët.
“Bëj thirrje që në këto zgjedhje të dalim me kandidatë të përbashkët…”, tha ai mes të tjerash.