E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Nga Politekniku te Ekonomiku, studentët marshojnë nëpër universitete dhe bëjnë thirrje për bojkot të mësimit (VIDEO)

Nga Politekniku te Ekonomiku, studentët marshojnë nëpër universitete dhe bëjnë thirrje për bojkot të mësimit (VIDEO)

Ka nisur edhe këtë të martë protesta studentore në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e 22-të dhe ka vijuar me qëndresë te Universiteti Politeknik. Studentët u futën në ambientet e universitetit, ku bënë thirrje për bojkot të mësimit, ndërsa jashtë ambienteve të tij vendosën karrige me imazhe të figurave politike.

Ndërkohë, më pas studentët marshuan drejt Fakultetit të Ekonomikut, ku bënë të njëjtat thirrje për bojkot, ndërsa një pjesë e studentëve lanë mësimin dhe iu bashkuan protestës.

Kujtojmë gjithashtu se mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën e tij për dialog, e cila deri më tani është refuzuar nga studentët, të cilët kërkojnë në mënyrë të panegociueshme dorëheqjen e tij dhe të qeverisë.

Lini një koment