E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›SHBA – Çmimi i benzinës thyen rekordin në ditën e zgjedhjeve

SHBA – Çmimi i benzinës thyen rekordin në ditën e zgjedhjeve

UASHINGTON, 3 nëntor /ATSH-ANSA/ – Çmimi i benzinës në Shtetet e Bashkuara ka arritur në një nivel rekord në ditën e zgjedhjeve të mesmandatit duke u ngjitur në një mesatare prej 4,15 dollarësh për gallon (rreth 3,8 litra).

Shifra e re tejkalon rekordin e mëparshëm prej 3,80 dollarësh për gallon, të regjistruar në vitin 2022.

Rritja e çmimit të karburantit vjen në një moment kur amerikanët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përbërjen e re të Kongresit, ndërsa kostoja e jetesës mbetet një nga çështjet kryesore në fokusin e fushatës zgjedhore.

Çmimi i benzinës dhe ndikimi i tij në buxhetet familjare përbëjnë një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve amerikanë në një proces zgjedhor ku ekonomia dhe fuqia blerëse janë ndër temat më të diskutuara./ /Ad.Ab./ a.jor.

Lini një koment