E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, mesazhi prekës i mbesës, këngëtares Elsa Lila: Nuk e mendoja se do të jepja lajmi

Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, mesazhi prekës i mbesës, këngëtares Elsa Lila: Nuk e mendoja se do të jepja lajmi

Këngëtarja Elsa Lila ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të avokatit Saimir Vishaj, në moshën 60-vjeçare, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lila ka publikuar edhe një fotografi nga një moment i përbashkët me avokatin, të cilin e ka përmendur me fjalën e dashur “dajë”.

“Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde, Daja Saimir! Me hidhërim të thellë ju presim në Funeral Alba 2000 për përshëndetjen e fundit”, shkruan këngëtarja.

Saimir Vishaj u nda nga jeta ditën e sotme. Avokati ishte shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, pasi dyshohet se kishte rënë nga shkallët.

Lini një koment