E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
54
Demokratë
43
Republikanë
Demokratët fitojnë shumicën në Senat • 3 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
219
Demokratë
135
Republikanë
Demokratët fitojnë Dhomën • 81 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 4 nëntor 2026, ora 03:40 (Detroit) • Të dhënat: Associated Press, CNN
Ballina›Bota›Florida, republikani Byron Donalds drejt fitores, do të bëhet guvernatori i parë afroamerikan.

Florida, republikani Byron Donalds drejt fitores, do të bëhet guvernatori i parë afroamerikan.

Republikani Byron Donalds, i mbështetur nga presidenti amerikan Donald Trump, është shpallur fitues i zgjedhjeve për guvernator të Floridës, sipas projeksioneve të BBC-së.

Me këtë rezultat, Florida pritet të ketë guvernatorin e parë afroamerikan në historinë e saj.

Donalds, i cili shërbente si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan që prej vitit 2021, kandidonte për të zëvendësuar guvernatorin republikan Ron DeSantis, të cilit i përfundon mandati.

Ndërkohë, republikania Ashley Moody u shpall fituese e zgjedhjeve speciale për një vend në Senatin amerikan, duke mposhtur demokratën Angie Nixon.

Sipas BBC-së, republikanët arritën të ruajnë avantazhin në Florida, pavarësisht fitoreve të rëndësishme të demokratëve në nivel kombëtar.

Lini një koment