E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
54
Demokratë
43
Republikanë
Demokratët fitojnë shumicën në Senat • 3 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
219
Demokratë
135
Republikanë
Demokratët fitojnë Dhomën • 81 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 4 nëntor 2026, ora 03:40 (Detroit) • Të dhënat: Associated Press, CNN
Ballina›Bota›Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur zhgënjimin e tij për rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit, pasi republikanët pësuan humbje në disa gara të rëndësishme elektorale.

Në një postim të publikuar mbrëmjen e së martës, më 3 nëntor, në platformën Truth Social, Trump reagoi ndaj rezultateve që parashikonin fitore të demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, si dhe suksese të kandidatëve të tyre në disa gara për Senatin.

“Nuk isha në fletëvotim dhe, nëse do të isha, do të kishim fituar me një diferencë të madhe! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkroi presidenti amerikan.

Megjithatë, në një intervistë për gazetën The New York Times, pas fitoreve të demokratëve në disa gara për Senatin, Trump deklaroi se ishte i gatshëm të bashkëpunonte me kundërshtarët politikë.

“Ne, e dini, mezi presim të punojmë me ta. Ndoshta do të gjejmë një zgjidhje”, u shpreh Trump.

Presidenti gjithashtu bëri të ditur se nuk kishte ndërmend të kundërshtonte rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit, pavarësisht humbjeve të republikanëve në disa prej garave kryesore

Lini një koment