E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
54
Demokratë
43
Republikanë
Demokratët fitojnë shumicën në Senat • 3 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
219
Demokratë
135
Republikanë
Demokratët fitojnë Dhomën • 81 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 4 nëntor 2026, ora 03:40 (Detroit) • Të dhënat: Associated Press, CNN
Ballina›Bota›SHBA – Demokratët triumfojnë në zgjedhje, marrin Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

SHBA – Demokratët triumfojnë në zgjedhje, marrin Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

UASHINGTON, 5 nëntor /ATSH – Demokratët amerikanë kanë marrë kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve duke sfiduar kështu agjendën e Trump deri në fund të mandati, shkruan BBC.

Demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë fituar kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, duke marrë drejtimin e Kongresit për pjesën e mbetur të presidencës së Donald Trump.

Fitorja përfaqëson një rezultat të rëndësishëm elektoral për Partinë Demokratike, e cila arriti të sigurojë një sërë suksesesh të papritura edhe në bastionet tradicionale republikane.

Në garën për Senatin, demokratët fituan në disa shtete ku republikanët kishin mbështetje të fortë, përfshirë Teksasin, Ohion dhe Kansasin. Ky i fundit nuk kishte zgjedhur një senator demokrat prej gati 100 vitesh.

Presidenti Donald Trump, në një intervistë për Fox News, pranoi rezultatin, duke vlerësuar performancën e demokratëve. “Ata bënë një punë të mirë. Jam pak i befasuar”, deklaroi ai.

Marrja e kontrollit të të dyja dhomave të Kongresit i jep opozitës demokrate mundësinë të pengojë ose të vështirësojë zbatimin e planeve të presidentit Trump gjatë dy viteve të ardhshme.

Demokratët mund të përdorin gjithashtu shumicën e re parlamentare për të nisur procedura të reja politike ndaj presidentit, përfshirë mundësinë e një procesi të tretë shkarkimi (impeachment).

Rezultati shënon një ndryshim të rëndësishëm të ekuilibrit politik në Uashington, duke kufizuar hapësirën e veprimit të administratës Trump në Kongres.

Lini një koment