E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
54
Demokratë
44
Republikanë
Demokratët fitojnë shumicën në Senat • 2 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
222
Demokratë
138
Republikanë
Demokratët fitojnë Dhomën • 75 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 4 nëntor 2026, ora 04:14 (Detroit) • Të dhënat: Associated Press
Ballina›Bota›FOKUS – Sulme kibernetike godasin edhe supermarketet italiane

FOKUS – Sulme kibernetike godasin edhe supermarketet italiane

– Sulmet kibernetike vayhdojnë të godasin dhjetëra supermarkete në gjashtë vende evropiane, duke rritur temperaturat në frigoriferë deri në 50°C duke çuar kështu në prishjen e tonelatave me ushqime.

Dje katër supermarkete të kompanisç “Coop” në Siçili pësuan dëme prej mijëra eurosh.

Sulmi i hakerëve, që preku rreth njëqind supermarkete në Suedi, Belgjikë, Luksemburg, Estoni dhe Irlandë, nuk e kurseu as Italinë.

Bëhet fjalë për një sulm ndaj sistemit të kontrollit në distancë për banakët e ushqimeve të ngrira.

Raportohen incidente edhe në kompani në Toskanë dhe Emilia-Romanja.

Policia Postare po rindërton origjinën dhe përmasat e sulmeve, si dhe po verifikon nëse ka lidhje me ngjarjet e ndodhura në vende të tjera evropiane.

Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (ACN) bëri të ditur se ka marrë njoftime për një incident që ka prekur një kompani toskane në sektorin e kateringut kolektiv, si dhe ka zbuluar një sulm ndaj një kompanie në Emilia, e cila prodhon ushqime të ngrira.

Bashkimi Evropian e ka përshkruar situatën si “shumë shqetësuese”.

Më tetor, një tjetër sulm kibernetik kishte goditur tashmë rrjetet kryesore të supermarketeve në Francë, duke shkaktuar humbje prej miliona eurosh. Askush nuk e ka marrë ende përsipër përgjegjësinë për sulmet, por duket se ka pak dyshime që incidentet janë të lidhura me njëri-tjetrin.

Lini një koment