E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
54
Demokratë
44
Republikanë
Demokratët fitojnë shumicën në Senat • 2 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
222
Demokratë
138
Republikanë
Demokratët fitojnë Dhomën • 75 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 4 nëntor 2026, ora 07:31 (Detroit) • Të dhënat: Associated Press, Decision Desk HQ
Ballina›Arte›Shqipëria mirëpret edicionin e 20-të të Konferencës së Rrjetit të Ekspertëve të UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale

Shqipëria mirëpret edicionin e 20-të të Konferencës së Rrjetit të Ekspertëve të UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale

Shqipëria do të mirëpresë, në datat 8–11 nëntor 2026, edicionin e 20-të të Konferencës Vjetore të Rrjetit të Ekspertëve të UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale në Evropën Juglindore.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, në rrjetet sociale, shkruan se takimi jubilar do të zhvillohet nën kujdesin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS) dhe UNESCO-s, duke mbledhur në Shqipëri ekspertë dhe përfaqësues nga vendet e Evropës Juglindore.

“ky takim jubilar sjell së bashku ekspertë dhe përfaqësues të vendeve të Evropës Juglindore, për të shkëmbyer përvoja, praktika të mira dhe qasje të reja në ruajtjen, promovimin dhe transmetimin e trashëgimisë kulturore jomateriale te brezat e ardhshëm.

“Pritja e këtij takimi në Shqipëri konfirmon rolin aktiv dhe angazhimin e vendit tonë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, si një pasuri e gjallë që ruan identitetin, kujtesën dhe traditat e komuniteteve tona. Nga mjeshtëritë tradicionale te ritualet, festat, muzika dhe dijet e trashëguara ndër breza, trashëgimia kulturore jomateriale është një urë që lidh të shkuarën me të ardhmen”, përfundon Gonxhja.

Lini një koment