Khamenei pas zgjedhjeve në SHBA: Kush pret ndryshim të politikës së Uashingtonit ndaj Iranit, gabohet thellësisht
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, deklaroi se kushdo që beson se rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit do të ndryshojnë qëndrimin e Uashingtonit ndaj Teheranit “gabon thellësisht”.
“Kushdo që ende ka shpresën edhe të vogël se sistemi i dominimit mund të ndryshojë sjelljen e tij ose të pësojë ndryshime partiake dhe fraksionale, ose që beson se lëshimet ndaj SHBA-së mund ta largojnë atë nga armiqësia e saj ndaj kombit iranian, gabohet thellësisht”, u citua të ketë thënë Khamenei.
Udhëheqësi Suprem nuk është parë në publik që kur u emërua në fund të shkurtit, pasi sulmet amerikane-izraelite vranë babanë dhe paraardhësin e tij në fillim të këtij viti.
Lufta e përbashkët SHBA-Izrael në Iran u bë një pikë qendrore e fushatave në prag të zgjedhjeve të mesit të mandatit – pasi dhuna rajonale këtë vit rriti çmimet e benzinës dhe naftës për miliona familje në të gjithë botën, përfshirë edhe në SHBA .