E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›SHBA investon mbi 40 milionë dollarë për sigurinë kibernetike të Shqipërisë

SHBA investon mbi 40 milionë dollarë për sigurinë kibernetike të Shqipërisë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë të ditur këtë të mërkurë se SHBA-ja ka investuar më shumë se 40 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen kibernetike të Shqipërisë ndaj kërcënimeve të sponsorizuara nga shtete të huaja.

Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se ambasadori amerikan, Eric Wendt, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në forcimin e qëndrueshmërisë digjitale dhe në përgatitjen e ekspertëve të ardhshëm, përmes bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara.

Njoftimi i plotë i Ambasadës:

Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen kibernetike të Shqipërisë ndaj kërcënimeve të sponsorizuara nga shtete të huaja.

Gjatë Konferencës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike në Shqipëri, ambasadori Eric Wendt vlerësoi përparimin e vendit në forcimin e qëndrueshmërisë digjitale dhe në përgatitjen e ekspertëve të ardhshëm, përmes bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, përfshirë programe si CyberNext.

Së bashku, po punojmë për të garantuar një infrastrukturë digjitale më të sigurt për Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n.

The United States has invested more than 40 million dollars to strengthen Albania’s cybersecurity defenses against state-sponsored threats. At Albania’s National Cybersecurity Conference, Ambassador Eric Wendt highlighted Albania’s progress in building digital resilience and training future experts through partnership with the United States, including programs like CyberNext. Together, we are securing a stronger digital infrastructure for Albania, the United States, and NATO.

Lini një koment