E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
54
Demokratë
44
Republikanë
Demokratët fitojnë shumicën në Senat • 2 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
222
Demokratë
138
Republikanë
Demokratët fitojnë Dhomën • 75 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 4 nëntor 2026, ora 07:31 (Detroit) • Të dhënat: Associated Press, Decision Desk HQ
Ballina›Bota›TEHERAN – Irani sfidon Trump pas humbjes së republikanëve në Kongres: Sulmet nuk do të na gjunjëzojnë

TEHERAN – Irani sfidon Trump pas humbjes së republikanëve në Kongres: Sulmet nuk do të na gjunjëzojnë

TEHERAN, 4 nëntor /dpa/ – Irani reagoi me një qëndrim sfidues sot, pas humbjes së thellë të republikanëve të presidentit amerikan Donald Trump në zgjedhjet për Kongresin, duke paralajmëruar se sulmet dhe kërcënimet ushtarake nuk do ta detyrojnë Teheranin të nënshtrohet.

“Sulmi ndaj Iranit nuk sjell fitore. Ai përfundon vetëm me humbje”, shkroi në gjuhën angleze në platformën X zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei.

“Irani nuk është një vend që mund të kuptohet përmes arrogancës, të frikësohet përmes kërcënimeve apo të gjunjëzohet përmes agresionit”, shtoi ai.

Ndërkohë, u publikua edhe një fjalim që i atribuohet udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Mojtaba Khamenei, i cili deklaroi se synimi i Uashingtonit mbetet “dorëzimi pa kushte i popullit iranian”, pavarësisht se cila parti kontrollon Kongresin amerikan.

Sipas fjalimit, çdo lëshim apo hap drejt dorëzimit mund të rrezikojë arritjet e vendit.

Mediet iraniane publikuan gjerësisht tekstin e fjalimit, i cili u bë publik në kuadër të një seri festimesh në Republikën Islamike.

Pak dihet për gjendjen shëndetësore të Khameneit. Ai besohet se ka pësuar plagosje të rënda gjatë sulmeve amerikano-izraelite në fillim të luftës dhe nuk është shfaqur në publik që prej emërimit në postin e udhëheqësit suprem.

Së fundmi, është raportuar se ai është takuar me figura të larta politike iraniane.

Trump ka kërcënuar me sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të së martës, të cilat u shoqëruan me fitoren e demokratëve dhe marrjen prej tyre të kontrollit të të dy dhomave të Kongresit.

Megjithatë, gjatë javëve të fundit, ndërmjetësuesit kanë zhvilluar disa vizita në Teheran për të zhvilluar bisedime.

Presidenti amerikan, mandati i të cilit përfundon në janar 2029, ka folur gjithashtu për mundësinë e përparimit drejt një marrëveshjeje të negociuar me Iranin. /

Lini një koment