E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Hargreaves takon Konjufcën, në fokus partneriteti dhe procesi i ankesave në Speciale

Hargreaves takon Konjufcën, në fokus partneriteti dhe procesi i ankesave në Speciale

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, me të cilin ka diskutuar për partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, siç njofton RTK-ja.

Takimin e ka bërë të ditur vetë ambasadori Hargreaves, i cili, sipas raportimit të RTK-së, ka thënë se me ministrin Konjufca kanë biseduar edhe për çështjet dhe sfidat me të cilat përballen Kosova dhe rajoni më i gjerë.

Në fokus të bisedës ka qenë edhe roli i Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore në lidhje me procesin e ankesave në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Hargreaves ka theksuar rëndësinë e këtij mekanizmi, që Kosova të mbetet e përkushtuar ndaj zotimeve të saj ekzistuese ndërkombëtare.

Sipas ambasadorit britanik, puna e këtij grupi është e rëndësishme edhe për mbështetjen e vazhdueshme të sundimit të ligjit në vend.

Lini një koment