E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Vatikani, Papa Leoni XIV pret në audiencë Bob Dylanin

Vatikani, Papa Leoni XIV pret në audiencë Bob Dylanin

VATIKAN, 4 nëntor, ATSH/ Papa Leoni XIV priti në Vatikan këngëtarin, kantautorin dhe poetin amerikan Bob Dylan, fituesin e Çmimit Nobel për Letërsinë.

Takimi u bë publik përmes një fotografie të publikuar nga Vatican News.

Ati i Shenjtë ka përmendur më herët shkrimet e Dylanit në një libër kushtuar çarmatimit, ku i është referuar mesazheve të tij për të dënuar riarmatimin global dhe kërcënimin bërthamor.

Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës botërore, u nderua me Çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 2016.

Lini një koment