Tuesday, 5 May 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaNdarja nga jeta e Servet Pëllumbit, nesër ceremonia mortore në TOB! Do të prehet në varrezat e Sharrës

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, nesër ceremonia mortore në TOB! Do të prehet në varrezat e Sharrës

Të mërkurën më 6 maj do të mbahet ceremonia mortore në nderim të ish-Kryetarit te Kuvendit Servet Pëllumbi i cili u nga jeta në moshën 89-vjeçare. Mësohet se homazhet do të zhvillohet nga ora 09:30 pas mbërritjes së arkmortit në sheshin Skënderbej dhe vendosja në hollin e TOB.

Në orën 12:00 do të jenë homazhet zyrtare ndërsa 30 minuta më vonë do të jetë ceremonia e përcjelljes. Më tej bëhet me dije se do të mbahen dy fjalime.

Në orën 13:00 do të kryhet nisja drejt varrezave të Sharrës e cila do të jetë banesa e fundit për ish-kryeparlamentarin Pëllumbi. Shoqërimi do të kryhet sipas protokollit shtetëror.

Lini një koment