Tuesday, 5 May 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaGJKKO rrëzon kërkesën e Jorgo Goros për shtyrjen e dënimit

GJKKO rrëzon kërkesën e Jorgo Goros për shtyrjen e dënimit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit.

Kërkesa për shtyrje të dënimit me 6 muaj e 10 ditë burg u shqyrtua nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila vendosi të mos e pranojë atë pas dëgjimit të palëve.

Goro akuzohet për dhënien e një prone në mënyrë të paligjshme pasardhësit të tij të komanduar në Bashkinë e Himarës, Arqile Bollano.

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite burg, i reduktuar në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Pas përllogaritjes së kohës së vuajtur, SPAK urdhëroi rikthimin e tij në qeli.

Goro u arrestua më 23 mars 2024, ndërsa për një çështje të mëparshme ai ishte liruar më 29 gusht të vitit të kaluar.

Lini një koment