“Teksasi është blu”, senatori Ted Cruz: Kjo është një fjali e vështirë për t’u shqiptuar
Senatori republikan i Teksasit, Ted Cruz, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, duke i cilësuar ato jo thjesht si një “valë blu”, por si një “cunami blu”.
“Askund nuk janë pasojat e këtyre zgjedhjeve më të mëdha se në Teksas”, shkroi Cruz në rrjetet sociale, pasi shteti zgjodhi një demokrat në Senatin amerikan për herë të parë pas disa dekadash. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin James Talarico.
Ndërkohë, demokratja Gina Hinojosa mposhti guvernatorin republikan të Teksasit, Greg Abbott, një prej figurave më të njohura të Partisë Republikane në vend.
Duke iu referuar kostos së jetesës dhe varfërisë, Cruz tha se rezultatet pasqyrojnë pakënaqësinë e qytetarëve, të cilën një pjesë e politikanëve republikanë nuk e kanë kuptuar ose nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur.
“Ka pasur dhimbje shumë të vërtetë nga amerikanët e vërtetë dhe shumë politikanë republikanë duket sikur nuk e kuptonin ose nuk u interesonte”, shkroi senatori.
“Teksasi është blu. Kjo është një fjali e vështirë për t’u shqiptuar”, shtoi ai, duke theksuar se republikanët duhet të rindërtohen si një “parti e vërtetë punëtore”.
Sipas Cruz, partia ka humbur një pjesë të rëndësishme të mbështetjes mes komuniteteve rurale, votuesve hispanikë dhe të rinjve.