E enjte, 5 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Gjendet 13-vjeçari i raportuar i zhdukur në Ferizaj, ishte larguar nga strehimorja në Dardani

Gjendet 13-vjeçari i raportuar i zhdukur në Ferizaj, ishte larguar nga strehimorja në Dardani

13-vjeçari I.Q., i cili ishte raportuar i zhdukur më 1 nëntor, është gjetur në Ferizaj, siç njofton RTK. I mituri ishte larguar nga strehimorja në fshatin Dardani të Ferizajt, ku ishte nën përkujdesjen e Qendrës për Punë Sociale.

Sipas Policisë së Kosovës, ai është gjetur më 5 nëntor, rreth orës 00:15, pasi disa qytetarë e kishin vërejtur pranë një qendre tregtare në Ferizaj dhe e kishin dërguar në stacionin policor.

Pas intervistimit nga hetuesit dhe përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale, 13-vjeçari është vendosur përkohësisht në një strehimore të sigurt, deri në gjetjen e një zgjidhjeje nga institucionet kompetente.

Policia ka bërë të ditur se trajtimi i rastit po vazhdon në bashkëpunim me institucionet përkatëse, sipas procedurave ligjore.

Lini një koment