Kurti në Doku Tech shikon robotin: Veshi ynë dëgjon nga 20 Hz deri në 20 kHz, po ky robot ndoshta s’i ka këto kufizime!
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të 13-të të festivalit DOKU.TECH në Prishtinë, i cili këtë vit mbahet nën moton “The Future is Calling”.
Gjatë aktivitetit, nxënësit kanë prezantuar punimet dhe projektet e tyre teknologjike.
Kurti ka parë nga afër projektet e bëra nga të rinjtë, gjersa pjesë interesante ishte edhe prezantimi i një robiti.
“Veshi ynë dëgjon prej 20 Hz deri në 20 kHz, ky ndoshta nuk i ka këto kufizime”, është shprehur Kurti, duke shkaktuar të qeshura. /Telegrafi/