Kusari-Lila paralajmëron: Nëse nga e premtja nuk bie çmimi i naftës, rikthehet çmimi tavan
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, paralajmëroi sot në seancën e Kuvendit të Kosovës se qeveria do ta rikthejë çmimin tavan për naftën, nëse rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare nuk reflektohet në tregun e Kosovës që nga e premtja, siç njofton Telegrafi, duke iu referuar KosovaPress-it.
Kusari-Lila e bëri paralajmërimin duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, në seancën e sotme të Kuvendit. Ajo tha se në dy ditët e fundit ka nisur rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, por ky zhvillim duhet të ndihet edhe te konsumatorët në Kosovë.
«Pozitive në këto dy ditët e fundit është fillimi i rënies dhe që nga nesër, nëse nuk ka rënie apo reflektim në tregun në Kosovë, ne do ta kthejmë çmimin tavan, pasi kemi bazë ligjore ta bëjmë atë», tha Kusari-Lila.
Sipas ministres, nëse nga e premtja nuk do të ketë rënie apo reflektim të kësaj rënieje në tregun vendor, Ministria do të ndërhyjë duke e rikthyer çmimin maksimal, pasi ka bazë ligjore për ta bërë këtë.