Debate në Komision për SHISH-in, fondet diskutohen si sekret! PD akuzon: Hyseni i hoqi dhe tavanin!
Prej gati dy muajsh SHISH është pa një drejtues të dekretuar, ndërsa në Presidencë kryeministri mësohet se ka nisur procedurat e zëvendësimit zyrtar të Vlora Hysenit.
Emri i “kryespiunit” të ri ende nuk është zyrtar, ndërsa në Kuvend fondet e vitit të ardhshëm për Shërbimin informative i kërkoi i komanduari Elvis Lila, shkruan A2.
Pas paraqitjes së parë në komisionin parlamentar u kërkua që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura, ndërsa opozita risolli në vëmendje përfshirjen e ish-drejtoreshës Hyseni në dosjen e Ergys Agasit.
Hetimet ndaj saj po vijojnë jo vetëm nga SPAK, por dhe nga auditi i brendshëm, siç edhe deklaroi socialisti Blendi Çuçi.
Të mërkurën, Gjykata e Posaçme la në fuqi masën “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, e dyshuar për “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.