E premte, 6 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Trump mbështet “superinteligjencën”: SHBA-të duhet të përqafojnë teknologjinë për t’u pasuruar

Trump mbështet “superinteligjencën”: SHBA-të duhet të përqafojnë teknologjinë për t’u pasuruar

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për zhvillimin e asaj që ai e quan “superinteligjencë” (SI), duke u bërë thirrje shteteve amerikane të përqafojnë teknologjinë dhe të shfrytëzojnë përfitimet e saj të mundshme ekonomike.

Përmes një reagimi në platformën Truth Social, Trump deklaroi se është 100% në favor të superinteligjencës dhe se do të bashkëpunojë me shtetet që synojnë të përfitojnë ekonomikisht nga zhvillimi i saj.

“Unë jam 100% në favor të Super Inteligjencës (SI) dhe do të punoj me shumë shtete në SHBA që duan të bëhen të PASUR duke i pasur ato”, shkroi Trump, duke shtuar se vetëm udhëheqësit që i cilësoi si të pamend do t’i refuzonin mundësitë ekonomike që ofron kjo teknologji.

Qëndrimi i presidentit amerikan është pjesë e përpjekjeve të administratës së tij për të ndryshuar edhe terminologjinë zyrtare që përdoret për inteligjencën artificiale. Trump ka kërkuar që termi “Inteligjencë Artificiale” (IA) të zëvendësohet me “Superinteligjencë” (SI) në komunikimet e institucioneve federale.

Për këtë qëllim, ai ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që udhëzon departamentet dhe agjencitë federale të përdorin terminologjinë e re në korrespondencën zyrtare, komunikimet publike, faqet e internetit, raportet dhe dokumentet e politikave, në masën që lejon ligji.

Trump ka mbajtur edhe më herët një qëndrim të ashpër ndaj përdorimit të termit tradicional “inteligjencë artificiale”, duke deklaruar se Shtëpia e Bardhë i konsideron si “armiq” ata që vazhdojnë ta përdorin atë në vend të termit “superinteligjencë”.

Ndërkohë, administrata amerikane ka krijuar edhe një Forcë Superinteligjence, e cila do të koordinojë qasjen e qeverisë federale ndaj zhvillimit dhe përdorimit të kësaj teknologjie.

Lini një koment