E premte, 6 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Futsall/ Shqipëria zhvillon ndeshjen e parë në kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Bjellorusisë

Futsall/ Shqipëria zhvillon ndeshjen e parë në kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Bjellorusisë

Kombëtarja shqiptare e futsallit luajti ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë në fazën “Main Round” të kualifikueseve europiane për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028. Skuadra kuqezi u mund me rezultatin 8-2 në takimin e parë të Grupit 6, në sfidën e luajtur në Humenné, në Sllovaki.

Për Shqipërinë, nën drejtimin e trajnerit Orhan Ibishi, luajtën nga minuta e parë: Misini, Toma, Shkodra, Kryeziu dhe Limani. Ndërkohë, u aktivizuan edhe Mjeku, Brati, Pishtani, Rrotani, Jonuzi, Brahimi, Derzaj dhe Tafa.

Bjellorusia e nisi më mirë ndeshjen, duke shënuar me Dubkov, ndërkohë që më pas Baturin realizoi golin e dytë. Situata u bë edhe më e vështirë për kuqezinjtë pas golave të shpejtë të Shadurka, Shvedko, Krykun dhe Semianiuk, ndërsa për Shqipërinë, në fraksionin e parë, shënoi Tafa.

Në pjesën e dytë, Limani realizoi golin e dytë për Shqipërinë, por reagimi i bjellorusëve ishte i menjëhershëm, me Sinitskin që shënoi dhe vulosi rezultatin përfundimtar 8-2.

Kjo ishte ndeshja e parë e Shqipërisë në këtë edicion kualifikues drejt Kupës së Botës, ndërsa kundërshtari tjetër i Grupit 6 do të jetë Kazakistani.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment