E premte, 6 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Kategoria Superiore Vajza/ Java e 6-të luhet këtë fundjavë, spikat përballja Vllaznia-Apolonia

Kategoria Superiore Vajza/ Java e 6-të luhet këtë fundjavë, spikat përballja Vllaznia-Apolonia

Kampionati i Kategorisë Superiore Vajza 2026/2027 vijon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së gjashtë, të cilat do të zhvillohen më 7 dhe 8 nëntor.

Të shtunën janë programuar dy takime, Teuta – Lushnja dhe Egnatia – Partizani, të dyja në orën 10:00.

Ndërkohë, të dielën do të luhet një nga përballjet më interesante të kësaj jave, mes Vllaznisë dhe Apolonisë, në orën 12:00. Në ndeshjen tjetër, Atletik Klub do të përballet me Kinostudion, në orën 14:00

Pas pesë javëve të para, Apolonia kryeson renditjen me 15 pikë, e ndjekur nga Vllaznia dhe Teuta me nga 12 pikë.

Kalendari i javës së gjashtë: E shtunë, 7 nëntor Teuta – Lushnja, ora 10:00 Egnatia – Partizani, ora 10:00

E diel, 8 nëntor

Vllaznia – Apolonia, ora 12:00

Atletik Klub – Kinostudio, ora 14:00

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment