Tirana-Teuta në RTSH, Klafuric: Kemi mungesa, të rikthehemi te fitorja
Tirana kërkon të rikthehet te rezultatet pozitive në kampionat, por përballë do të ketë një Teutë që po kalon një moment të mirë. Në prag të sfidës së javës së 11-të, trajneri Dean Klafuric në konferencën për shtyp, vlerëson kundërshtarin dhe konfirmon mungesat për këtë përballje.
“Kemi pasur kundërshtarë të vështirë në ndeshjet e fundit dhe Teuta është gjithashtu një skuadër shumë e mirë, shumë e fortë. Ata janë në një pozicion të mirë në klasifikim. Sigurisht, siç e kam thënë edhe shumë herë, ne hyjmë në çdo ndeshje për të fituar.
“Po ky është futbolli, në ndeshjen e fundit luajtëm shumë mirë kundër Egnatias. Mendoj se situata të tilla ndodhin në ndeshjet kundër skuadrave të forta, ne shënojmë të parët dhe më pas përfundojmë duke humbur ndeshjen. Kjo nuk na ka ndodhur në këtë mënyrë kundër skuadrave më të dobëta.
Berisha nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, ndërsa Krymi mungon për shkak të pezullimit. Kemi edhe Xhixhën i cili është rikthyer në stërvitje vetëm ditën e djeshme. Për këtë arsye është e qartë se ai nuk është në gjendje të përballojë 90 minuta”, ka thënë mes të tjerash Klafuric.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.