E rëndë në Durrës/ Djali dhunon barbarisht prindërit e moshuar, i ati transportohet në gjendje të rëndë drejt Traumës!
Një 37-vjeçar ka dhunuar prindërit e tij në një fshat të Durrësit, duke i lënë të plagosur rëndë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrushkull të Manzës, raporton TCH.
Sipas burimeve policore, një çift bashkëshortësh përkatësisht 69 dhe 72 vjeç janë plagosur rëndë nga djali i tyre. Ata janë dërguar në spital për mjekim.
Gruaja po trajtohet në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa bashkëshorti i saj është dërguar drejt Spitalit të Traumës për trajtim më të specializuar.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa bën me dije paraprakisht se djali ka probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë:
“Në fshatin Rrushkull, Manëz, Durrës, përballë banesës së tij, shtetasi E. K., 37 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka goditur me sende të forta prindërit e tij, shtetasin S. K., 72 vjeç, dhe shtetasen F. K., 69 vjeçe.
Shtetasja F. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në gjendje të stabilizuar, ndërsa shtetasi S. K., i cili ka dëmtime në kokë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar.
Shtetasi E. K. është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.