E premte, 6 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Durrës! 37-vjeçari dhunon me sende të forta prindërit, babai në gjendje të rëndë shëndetësore

Durrës! 37-vjeçari dhunon me sende të forta prindërit, babai në gjendje të rëndë shëndetësore

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rrushkull, në Manëz të Durrësit, ku një 37-vjeçar ka goditur me sende të forta prindërit e tij.

Sipas informacionit paraprak të policisë, i riu, i cili ka probleme të shëndetit mendor, ka ushtruar dhunë ndaj babait 72-vjeçar dhe nënës 69-vjeçare, përballë banesës së tyre.

Si pasojë e goditjeve, të dy prindërit kanë mbetur të dëmtuar. Nëna ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të stabilizuar, ndërsa babai ka pësuar dëmtime në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për shkak të gjendjes së tij, 72-vjeçari është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

Ndërkohë, 37-vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Lini një koment