E shtunë, 7 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD Korçë, kush janë 2 kandidatët në garë

Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD Korçë, kush janë 2 kandidatët në garë

Ka nisur procesi i votimit në selinë e Partisë Demokratike në Korçë, ku anëtarët e kësaj force politike do të zgjedhin gjatë ditës së sotme kryetarin e ri të degës lokale.

Në garë për drejtimin e PD-së së Korçës janë dy kandidatë, Harito Zoto dhe Mikel Dishnica.

Sipas listës zyrtare, janë rreth 4800 anëtarë me të drejtë vote, të cilët do të kenë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre përmes votës, duke përcaktuar se kush do të marrë drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Korçë.

Procesi i votimit pritet të vijojë gjatë ditës, ndërsa në përfundim do të shpallet edhe emri i kryetarit të ri.

Lini një koment