Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, 10 persona gjobiten me nga 5 mijë lekë
Policia e Tiranës ka vendosur 10 masa administrative ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, disa pjesëmarrës kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë përmes megafonit.
“Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 10 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative”, bën me dije policia.
Për secilin prej personave të identifikuar është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë.
Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.