Alarm për shembjen e pallatit në Elbasan/ Ekspertiza: Soleta e katit të pestë mund të shembet në çdo moment, rrezik për
Është publikuar raporti i akt-ekspertimit për shpërthimin në pallatin në Elbasan, më 4 nëntor.
Sipas raportit paraprak të vëzhgimit në terren të hartuar nga Instituti i Ndërtimit më 6 nëntor 2026, gjendja e objektit paraqet rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve, ndërsa soleta e katit të pestë rrezikon shembjen nga momenti në moment.
Bazuar në inspektimin vizual të kryer në terren dhe në konstatimet paraprake të grupit të punës, arrihet në përfundimet e mëposhtme:
Objekti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme si pasojë e shpërthimit dhe zjarrit, të cilat kanë prekur elemente konstruktive dhe jokonstruktive të ndërtesës.
Instituti i Ndërtimit. Rruga “Myslym Keta”, Brar Tufinë, Tiranë,
Soleta e katit të 5, mbi zonën ku ka ndodhur shpërthimi rrezikon shembjen nga momenti në moment.
Gjendja e konstatuar paraqet rrezik potencial për sigurinë e banorëve dhe të personave që mund të qëndrojnë brenda ose pranë objektit.
4. Rekomandohet përcaktimi dhe zbatimi i një perimetri sigurie 20m-30m, si dhe marrja e masave të nevojshme për shmangien e rënies së elementeve të dëmtuara.
5. Për realizimin e investigimeve të mëtejshme, është i nevojshëm largimi i kontrolluar i mbetjeve të dëmtuara nga zjarri, vetëm pas vlerësimit të sigurisë së ndërhyrjes dhe marrjes së masave të nevojshme mbrojtëse.
6. Pas krijimit të kushteve të sigurta për akses, rekomandohet kryerja e akt-ekspertizës së thelluar, e cila duhet të përfshijë investigimet konstruktive, testimet laboratorike të materialeve dhe analizat përkatëse për vlerësimin e aftësisë mbajtëse dhe qëndrueshmërisë së objektit” thuhet në raport.