Ferrari në kaos, Hamilton dhe Leclerc nuk heqin këmbën nga… “sherri”
Ferrari është në telashe të mëdha pasi konflikti në distancë mes Hamilton dhe Leclerc është edhe më i madh se ç’dukej. Siç dihet piloti britanik ka akuzuar hapur shokun e tij të ekipit se sjellja e tij në pistë nuk ka të bëjë me pjekurinë, por me mentalitetin.
Sipas Hamilton dyluftimet me Leclerc nuk kanë lidhje me rivalitetin e shëndetshëm por janë konsideruar prej tij si një sjlleje prej “kamikazi”.
Në këtë kontekst detyra është bërë edhe më e vështirë për shefin e skuadrës, Fred Vasseur. Francezi mbrëmjen e kaluar ka mbajtur një qëndrim karshi dy pilotëve në vigjilje të garës së Interlagosit.
“Pati një përshkallëzim midis dy pilotëve për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur së fundmi në pistë. Fola me Lewis dhe Charles mbrëmë dhe besoj se u sqaruam. Përmbajtja e bisedës sonë do të mbetet private. Arritëm të sqaronim pozicionet e të gjithëve: pilotët shpjeguan të tyret dhe unë timin. Kjo ndodh kur ke dy pilotë shumë të fortë,” tha francezi në konferencën për shtyp pas provave të lira për Çmimin e Madh të Brazilit në Interlagos. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.