E shtunë, 7 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Tensione te Ministria e Arsimit, protestuesit përplasje me militantët e PD-së dhe s’i lejojnë të bashkohen: Nuk përfaqë

Tensione te Ministria e Arsimit, protestuesit përplasje me militantët e PD-së dhe s’i lejojnë të bashkohen: Nuk përfaqë

Tensione janë shënuar te protesta para Ministrisë së Arsimit, pas ardhjes së militantëve të PD-së.

“Nuk përfaqësoni studentët”, tha një protestues.

Studentët refuzuan sërish të bashkoheshin me demokratët në protestë. Pas një ore qëndrimi para Kryeministrisë, militantët e PD-së marshuan drejt Ministrisë së Arsimit me një pankartë ku shkruhej “Bashkimi bën fuqinë”.

Para ministrisë, ku studentët kishin paralajmëruar tubimin në orën 14:00, u dëgjuan thirrjet “Berisha në burg” dhe “Poshtë komunistët”.

Më herët, para Kryeministrisë, thirrja “Berisha në burg” irritoi militantët demokratë, të cilët sulmuan fizikisht një qytetar. Njëri prej tyre e qëlloi me shpullë në kokë. Pas përplasjes, deputeti i PD-së Klevis Balliu e quajti qytetarin “provokator të qeverisë” dhe akuzoi policinë se e kishte sjellë në protestë.

Protesta e PD-së ishte paralajmëruar për në orën 12:00, por militantët e nisën marshimin drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë. Për të tretën herë radhazi, ata protestuan pa kryetarin e PD-së, Sali Berishën. Marshimin e udhëhoqën Flamur Noka dhe deputetë të tjerë demokratë, të cilët u filmuan herë pas here duke përdorur celularët.

Lini një koment