E diel, 8 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Po rrezikoni jetën e efektivëve, të maskuarit…”- Protestuesit hedhin molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, Po

“Po rrezikoni jetën e efektivëve, të maskuarit…”- Protestuesit hedhin molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, Po

Pas përleshjeve me policinë në Ministrinë e Arsimit, protestuesit kanë boshatisur Rrugën e Durrësit dhe janë nisur në marshim.

Stacioni i radhës pritet të jetë Kryeministria, ku gjithashtu ka prani të madhe të policisë dhe pritet të ketë sërish përplasje dhe incidente.

Protesta e nisur pas mesditës nisi me një sulm me gurë dhe duke djegur koshat e plehrave, me policinë, që u përgjigj me ujë përmes autoboteve dhe me spraj me piper.

Ndërkohë me mbërritjen te Kryeministria, disa protestues tentuan të sulmonin me molotov, por pa sukses, sepse distanca ishte e largët, pa shkaktuar dëme, pasi ranë në bulevard.

Policia bëri thirrje për të mos kryer akte dhune pasi do përgjigjeshin sipas ligjit.

“Po rrezikoni jetën e Policisë, personat e maskuar të largohen nga dhuna”, ishte thirrja e tyre.

Protestuesit shkulën edhe ata pak gurë nga trotuari për të sulmuar Policinë dhe institucionin, por pa shkaktuar dëme, pasi ishin larg në distancë.

Lini një koment