Tirana, trajneri Klafuriç: Besuam, luajtëm me dy sulmues qendre
Trajneri i Tiranës, Dean Klafuriç ka komentuar për “Super Gol” fitoren 1-0 të arritur përballë Teutës me golin e shënuar nga Daci.
“Ne jemi padyshim të lumtur për këtë fitore. Ne humbëm penallti, kishim disa mundësi, le të themi që kontrolluam ndeshjen në pjesën e parë. Por gjithashtu Teuta kishte disa mundësi. Unë besova, të jem i sinqertë, ndaj ne vendosëm dy sulmues qendre si Xhixha e Daci dhe në një moment u ndërrova pozicionet dhe ishte goli një kombinim mes tyre”.
“Jam i kënaqur për Dacin, si dhe Xhixhën i cili ishte i dëmtuar. Daci është shumë i mirë dhe e meritonte atë gol që shënoi. Ishte ndeshje shumë e hapur sa i përket rezultatit”.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, Teuta është një kundërshtar shumë i fortë dhe po luajnë futbollin më agresiv në kampionat. Janë një skuadër e cila luan gjithmonë në kufijtë e kartonit të verdhë, çdo ndërhyrje është e tillë, është e vështirë të luash ndaj një ekipi të tillë”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.