E shtunë, 7 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Laçi, trajneri Osmani: Na mungon kreativiteti

Laçi, trajneri Osmani: Na mungon kreativiteti

“Çfarë po ndodh? Kemi probleme me skuadrat që kanë difensivën e mirë”. Kështu e ka nisur komentin e tij për “Supe Gol”, Qatip Osmani pas humbjes 0-1 përballë Partizanit në javën e 11-të të “Abssnet Superiore”.

“Na mungon kreativiteti, lojtarët duhet të lëvizin më shumë me topin. Ndodheshim me 6-7 lojtarë në vijë, ishte shumë lehtë na ruheshin. Mendoj se ky ishte problemi kryesor. Disa herë u munduam me goditje nga distanca, por shumë lojtarë na dilnin bllok”.

“Në pjesën e parë ishim më këmbëngulës me diagonalen. Duke marrë parasysh që Partizani ka tre mbrojtësa që loja e tyre është në ajër. U dhamë udhëzime të luanim me topat poshtë. U munduam të ndryshojmë diçka. Shumë pak erdhëm në ato situata”.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment