Karate, Neevis Hasani shpallet Nënkampion i Ballkanit
Sportisti i talentuar shqiptar, Neevis Hasani, shpallet Nën-kampion i Ballkanit, pasi ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik të Karatesë për kategoritë Cadet, Junior dhe U21, i cili po zhvillohet në Stamboll, Turqi.
Me një bilanc prej 3 fitoresh dhe 1 humbjeje, Neevis Hasani siguron vendin e dytë në kategorinë Junior -55 kg, duke i dhuruar Shqipërisë një tjetër rezultat të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.
Rruga e Neevisit drejt medaljes së argjendtë:
✅ Fitore ndaj Rumanisë
✅ Fitore ndaj Turqisë
✅ Fitore ndaj Bosnjë-Hercegovinës
❌ Humbje ndaj Turqisë në finale
Ky sukses është dëshmi e talentit, përkushtimit dhe punës së vazhdueshme të sportistit.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.