E diel, 8 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Tenerife qëndron pranë familjes së de Miguelit, nisma e veçantë e klubit spanjoll

Tenerife qëndron pranë familjes së de Miguelit, nisma e veçantë e klubit spanjoll

Rayco Garcia, aksionari kryesor i Tenerifes, ka njoftuar se do t’i ofrojë mbështetje vajzës së Jesús de Miguel, derisa ajo të mbushë 18 vjeç, për t’u siguruar që “asaj të mos i mungojë kurrë asgjë”.

Tenerife ka vendosur të ofrojë mbështetje financiare për vajzën e Jesus De Miguelit, e cila ka lindur vetëm një vit më parë, derisa ajo të arrijë moshën madhore. “E vogla Carla dhe bashkëshortja e tij, Maria, nuk do të jenë kurrë vetëm.”

Një nismë për mbledhjen e fondeve në internet, e nisur nga një ish-bashkëlojtar i De Miguelit, ka mbledhur tashmë mbi 120,000 euro për të mbështetur familjen e tij.

Sulmuesi i Tenerifes ndërroi jetë të martën pas një përplasjeje të fortë me portierin e Andorras, Jesús Owono, gjatë një ndeshjeje të vlefshme për ligën e dytë spanjolle.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment