E diel, 8 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për mas�

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për mas�

35-vjeçari Albano Ameti, mësues i edukimit fizik në shkollën “Hajredin Beqari” në Selenicë, ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ku do të njihet me vendimin për caktimin e masës së sigurisë.

Ai akuzohet për ngacmim seksual ndaj disa nxënëseve të mitura.

Në dëshmitë e dhëna në polici, vajzat kanë treguar një episod të ndodhur gjatë një ore mësimi në palestër, ku, sipas tyre, mësuesi u kishte drejtuar udhëzime të tilla si: “Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt, këmbët bashkuar”.

Nxënëset kanë deklaruar se i kanë interpretuar këto komente si ngacmim seksual.

Nga ana tjetër, në materialin e bërë publik nuk përmenden komunikime private përmes telefonit, mesazhe apo takime individuale mes mësuesit dhe nxënëseve.

Pretendimet e bëra publike lidhen me fjalët që ai dyshohet se ka përdorur gjatë zhvillimit të orës së fizkulturës në prani të klasës.

Lini një koment